Connect with us

SPORT

Mbappe pas humbjes së thellë kundër Lilles: Luajtëm si fillestarë, nuk treguam karakter

Published

on

Pronarët e pasur të Paris Saint-Germain kishin njoftuar se kanë në plan të dominojnë në Ligën e Kampionëve, por humbën kundër Manchester Unitedit në 1/8 e finales së kësaj gare elitare për klube.

Pastaj vendosën të përqendrohen në kampionatin francez dhe janë një hap larg trofeut, vetëm duhet ta konfirmojnë atë. Megjithatë, gjërat nuk funksionojnë si duhet, mund të shihet në dy ndeshjet e fundit. Së pari kundër Strasburgut (2:2) dhe pastaj natën e kaluar.

Në një ndeshje me Lillen, ata përjetuan një debakël të vërtetë, duke humbur si mysafir me rezultat 5:1. Një nga kritikët më të mëdhenj pas kësaj ishte Kilian Mbappe.

“Ne duhet të luajmë më mirë, me më shumë karaktere. Ne jemi fajtorë. Ne kemi nevojë për t’i rregulluar të gjithë gjërat sa më shpejt të jetë e mundur. Futbolli po luhet në fushë dhe ne dukeshim si fillestar në ndeshjen me Lillen”, tha Mbappe.

Ndryshe, po vazhdojnë spekulimet rreth largimit të lojtarit të ri, i cili mund të transferohet te Real Madrid.


PSG lëshon mundësinë të fitojë Ligue 1 për të dytën javë radhazi, tani humb nga Lille
PSG lëshon mundësinë të fitojë Ligue 1 për të dytën javë radhazi, tani humb nga Lille

I vetmi lajm i mirë për PSG është se ata janë të parët me 17 pikë përpara Lilles dhe në rast se do të triumfojnë të mërkurën kundër Nantesit, do të sigurojnë edhe matematikisht titullin e kampionit të Ligue 1. /Telegrafi/

.

Burimi i lajmit

Tact
SHPËRNDAJE ME MIQ!
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR