Connect with us

LAJME

Gajser: Karriera e Zaevit ka mbaruar

Published

on

Gazetari i gazetës La Verita, Laris Gajser, i cili publikoi pamjet lidhur me rastin “Reket”, tha në një intervistë në radio se ai kishte vendosur të lëshonte publikisht materialet nga frika se mund shkatërroheshin provat.

Unë nuk fjeta nga frika se njerëzit në regjistrime do të mohonin se ishin. Diçka që është mjaft e ligjshme. Por të gjithë pranuan se bëhet fjalë për ata. “Ne kishim frikë se provat do të zhdukeshin,”, deklaroi ai, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas tij, pas këtyre regjistrimeve, karriera politike e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev ka mbaruar, sepse, sic thekson ai, Zaev nuk ka më besueshmëri ndërkombëtare.

“Unë mendoj se Zaev është problemi, e jo zgjidhja. Kjo do të thotë që Maqedonia në këtë moment, nga një këndvështrim ndërkombëtar, ka një Kryeministër që po i bën dëm vendit. Ai duhet të zëvendësohet sa më shpejt që të jetë e mundur, vlerësoi gazetari italian.

Ai tha nuk janë të sakta pohimet se është dorë e zgjatur e Orbanit dhe Salvinit, duke shtuar se ai nuk i njihte ata. (INA)

SHPËRNDAJE ME MIQ!
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Advertisement
1 Comment

1 Comment

  1. ปั้มไลค์

    13/08/2019 at 18:17

    Like!! Really appreciate you sharing this blog post.Really thank you! Keep writing.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com