Connect with us

KOSOVË

Hoxhaj përsërit qëndrimin e PDK-së: Garojmë të vetëm në zgjedhje, kryeministrin s’e japim më

Published

on

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahet në fund të shtatorit, do të garojnë të vetëm në zgjedhje dhe se nuk do të bëjnë asnjë lloj kompromisi me  postin e kryeministrit, raporto nEkonomiaOnline.

Ai përmes llogarisë së tij në Facebook ka thënë
se për këtë do ta kërkojnë të vetëm legjitimitetin nga qytetarët e vendit.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

PDK është forca që gëzon besimin më të madh
tek qytetarët dhe këtë do ta dëshmojmë edhe në këto zgjedhje.

 Ne e
kemi provuar tashmë çfarë ka ndodhur kur postin e Kryeministrit ua kemi lënë
partnerëve të koalicionit.

Prandaj nuk do të bëjmë kompromise të asnjë
lloji kur kërkojmë votëbesimin e qytetarit.

Në këto zgjedhje ne do të hyjmë vetë dhe posti
i kryeministrit është i panegociueshëm.

Sa i përket koalicioneve paszgjedhore, ato
parti që nuk do kenë kurajën që të bëhen pjesë e pikave tona programore, nuk do
të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme që ne do ta udhëheqim. Qytetari në
zgjedhje tregon se kush ka vullnet dhe forcë t’ju prijë proceseve!

Burimi i lajmit

SHPËRNDAJE ME MIQ!
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Advertisement
1 Comment

1 Comment

  1. ปั้มไลค์

    13/08/2019 at 14:21

    Like!! Really appreciate you sharing this blog post.Really thank you! Keep writing.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com