Connect with us

KOSOVË

Mustafa: Ata që e kultivuan korrupsionin e nepotizmin të shkojnë në lavazh të pastrohen brenda e jashtë

Published

on

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka lëshuar akuza ndaj atyre që thotë se e kultivuan korrupsionin dhe nepotizmin e se tash po thonë se mund ta luftojnë atë.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se ata “duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen brenda e jashtë”, e “jo të qeverisin me Kosovën”.

“Jo, jo! Ata që e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin nuk mund ta luftojnë as njërën e as tjetrën. Veç mund ta reformojnë dhe reorganizojnë për nevoja të veta. Ata që lidhën kontrata të dyshimta dhe të dëmshme në Telekom; ata të aferës së pasaportave; ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive; ata që i mbushën kompanitë publike me njerëz partiak; ata që fabrikuan dhe nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranë të luftës; ata që e katandisën paran publike ; ata…. duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë, brenda e jashtë. Jo të qeverisin me Kosovën!” ka shkruar ai.

Ndonëse nuk ka përmendur asnjë subjekt politik në këtë postim, kujtojmë se PDK-ja ka nisur një fushatë parazgjedhore me “prioritet – luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit”.

Burimi i lajmit

SHPËRNDAJE ME MIQ!
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Advertisement
1 Comment

1 Comment

  1. ปั้มไลค์

    13/08/2019 at 21:10

    Like!! Thank you for publishing this awesome article.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com