Connect with us

BOTA

Pasoja të rënda nga ngrohja globale në Azi

Published

on

Teksa Europa është nën përvëlim dhe po kalon periudhën më të nxehtë në histori, thuajse i gjithë kontinenti aziatik është përfshirë nga stuhitë dhe rebeshet ditët e fundit. Bilanci si pasojë e supertajfunit Lekima që goditi Kinën, është 36 të vdekur  e 16 të zhdukur.

Autoritetet vendase urdhëruan evakuimin e mbi 1 milion personave, por stuhia e fuqishme ka prekur rreth 5 milionë njerëz. Ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën pasi rrëshqitjet e tokës rrezikojnë thuajse të gjithë zonën. 160 persona humbën jetën në Indi dhe Pakistan si pasojë e përmbytjeve që shkaktuan shirat e rrëmbyeshëm të fundjavës.

Gjithnjë e më shumë shkencëtarët po japin alarmin për ngrohjen globale, shkrirjen e akujve në Arktik dhe rritjen shqetësuese të nivelit të oqeaneve. Pasojat e këtyre dukurive janë pikërisht këto katastrofa natyrore dhe temperatura të papërballueshme, të cilat po njohim sot.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Advertisement
1 Comment

1 Comment

  1. ปั้มไลค์

    13/08/2019 at 18:28

    Like!! Really appreciate you sharing this blog post.Really thank you! Keep writing.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com