Connect with us

BOTA

UHNCR kërkon që portet europiane urgjentisht t’i pranojnë anijet me emigrantë

Published

on

Gjenevë, 13 gusht – Agjencia për Refugjatë pranë KB-së (UNHCR)  u ka bërë sot thirrje qeverive evropiane urgjentisht të lejojnë hyrjen për më shumë se 500 persona, të shpëtuar në Mesdhe, anijet e shpëtimit të të cilëve kanë mbetur të bllokuara në det për shkak të refuzimit të vendeve evropiane t’i pranojnë në ndonjë nga portet e tyre.

I dërguari special i UNHCR-së Vinsent Koshetel sot deklaroi se kjo është “garë me kohën”, duke sqaruar se vijnë stuhi dhe kushtet e motit vetëm do të përkeqësohen.

UNHCR pohon se pothuajse 600 njerëz kanë humbur jetën apo janë zhdukur në ujërat midis Italisë dhe Libisë sivjet.

Më shumë se 500 emigrantë të shpëtuar në Mesdhe ndodhen në dy anije të organizatave joqeveritare, derisa Italia dhe Malta edhe më tej refuzojnë t’i pranojnë në ndonjë port të tyrin.

Grupi humanitar francez “Mjekë pa kufij”  të dielën në mbrëmje bëri të ditur se e ka kryer “shpëtimin kritik” të edhe 105 njerëzve, me çfarë numri i emigrantëve në anijen Oushn Viking është rritur në 356.

Edhe 150 emigrantë janë në anijen e grupit humanitar spanjoll Proaktiva Open Arms.

Ministri italian i Punëve të Brendshme Mateo Salvini sot përsëriti se nuk planifikon të mundësojë që anijet me emigrantë të hyjnë në portet italiane.

Edhe Spanja sot e refuzoi kërkesën të pranojë 31 emigrantë të mitur nga anija Open Arams.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Advertisement
1 Comment

1 Comment

  1. ปั้มไลค์

    13/08/2019 at 23:21

    Like!! Thank you for publishing this awesome article.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com