Connect with us

Lajme

11 tërmete nga mëngjesi deri në mbrëmje në Shqipëri, lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë

Published

on

Gjithsej 11 tërmete goditën sot zonën afër bregdetit të Shqipërisë.

Lëkundjet që u ndjenë edhe në Kosovë, shkaktuan dëme të mëdha materiale në Tiranë e Durrës, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, si pasojë mbetën të lënduar mbi 70 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë 9-vjeçar.

Kulmi i dridhjes, ishte tërmeti i pasdites rreth orës 16:00, ku shkalla e fuqisë arriti deri në 5.8 Rihter.

Gjithësej, pas kësaj lëkundjeje, në këtë zonë janë regjistruar edhe 9 tërmete tjera sipas IGJEUM.

Në total, numri i tërmeteve që goditën zonën e Adriatikut arrin deri në 11.

Ndërkohë, është paralajmëruar mbledhje e Qeverisë shqiptare pas situatës së krijuar në vend me tërmetet.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka anuluar vizitën e tij në SHBA.

Nga ana tjetër, liderët institucionalë në Kosovë, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar në këto moment të vështira.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com