Connect with us

Kosovë

Ambasadori amerikan flet pas takimit me Thaçin dhe Grenellin (Foto)

Published

on

Ambasadori amerikan Philip S. Kosnett ka bërë një postim në rrjetin e tij zyrtar në Twitter në lidhje me takimin që kishte me Të Dërguarin Special të Presidentit Trump, Grenellin dhe Presidentin Thaçi në zyren e këtij të fundit.

E bashkëngjitur me fjalët e tij, është edhe një fotografi mjaft domethënëse, ku shihet z.Grenell me këmbën mbi këmbë dhe i qeshur, dukshëm duke i ndjerë superior, ndërsa ambasadori Kosnett ka një qëndrim dukshëm më të përulur.

“I Dërguari Special i Presidentit mezi po pret të punojë me Presidentin Thaçi dhe liderët e tjerë të Kosovës për të ndihmuar në sjelljen e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për Kosovën dhe rajonin.” – shkruan z.Kosnett.

Edhe më tej nuk është publikuar asnjë postim për takimin që dyshja e kishte në objektin e ri të Ambasadës në Dragodan.

Takimi i Grenell me Kurtin ka lënë me shumë kureshtje opinionin kosovar, pas qëndrimit të sertë të këtij të fundit. /Periskopi

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com