Connect with us

Kosovë

Gazeta serbe: Albin Kurti na kërkoi 22 miliardë euro sapo u sigurua që fitoi zgjedhjet

Published

on

Gazeta serbe “Blic” e ka cilësuar një kërkesë arrogante deklaratat e Albin Kurtit që Serbia të detyrohet të paguajë reparacione të luftës ndaj Kosovës.

Gazeta e nis lajmin me titullin: “Kurti bëri kërkesën arrogante ndaj Serbisë me kosto 22 miliard euro sapo u sigurua që fitoi zgjedhjet”.

Në shkrim theksohet fakti se kjo është deklarata e parë e Kurtit pasi u sigurua se fitoi zgjedhjet, ndërkohë që kishte deklaruar se do të hiqte taksën ndaj mallrave serbe, raporton abcnews, transmeton IndeksOnline.

Ndër të tjera, Blic shkruan: Ne i kemi dëgjuar këto kërkesa arrogante edhe nga ish-kryeministri Haradinaj. Nga ngë përllogaritje del se ajo që Kosova kërkon është një shumë prej 22 miliard eurosh.

Shqiptarët kanë përgatitur një dokument 30 faqësh me 16 pika sipas të cilave kërkojnë dëmshpërblimin.

Kjo shumë nuk lidhet vetëm me dëmet e luftës në 1988-1999, por edhe më të tjera më parë ku Serbia shpallet fajtore.

 

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com