Connect with us

Kosovë

Grupi i Kumanoves lidhen ‘live’ në Facebook: “Do të qëndrojmë si luana, do të vdesim faqebardhë.”

Published

on

Direkt nga burgu i Maqedonisë Veriore, Grupi i Kumanovës janë lidhur live në Facebook.

Në videon live ata kanë treguar se si po kalojnë në burg, shkruan Indeksonline.

“Do të qëndrojmë si luana, do të vdesim faqebardhë.”, tha njëri nga antrët e grupit në video.

Gjykata e Apelit në Shkup muajin e kaluar ka refuzuar ankesat e të akuzuarve në tërësi dhe ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë për rastin e Kumanovës.

Gjykata Themelore Shkupi 1, më 2 nëntor të vitit 2017 shqiptoi shtatë dënime të përjetshme me burg për të akuzuarit e Lagjes së Trimave, 13 të akuzuarve u shqiptoi dënim me burg prej 40 vjetëve, gjashtë të akuzuarit janë të dënuar me nga 20 vjet burg, një i akuzuar u dënua me 18 vjet burg, dy me nga 14 vjet burg, dy me nga 13 vjet burg, ndërsa katër prej tyre për shkak të mungesës së dëshmive u liruan nga akuzat.

Për më shumë shikojeni videon live të Grupit të Kumanovës.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com