Connect with us

Lajme

Hetim i ri për rastin “Reket”- për pastrim parash, ndihmë dhe mashtrim dyshohen edhe 5 persona, mes tyre nënkryetarja e Kuvendit Frosina Remenski

Published

on

Prokurori publik, Lubomir Jovevski tha se do të hapet hetim i ri për rastin “Reketi”, për katër pjesëtarë nga Aleanca Ndërkombëtare.
Për nesër Jovevski paralajmëroi shpalljen e aktakuzë për rastin e parë “Raket” në të cilin të akuzuar janë Bojan Jovanovski – Boki 13, Zoran Mileski Kiçeec, si dhe ish shefja e PSP-së Katica Janeva.Nënkryetarja e Kuvendit, njëherë edhe kryetare nderi e Aleancës Ndërkombëtare, Frosina Remenski është një nga të dyshuarit në hetimin e ri mbi “Reketin”.Për të dyshuarën, Prokuroria kërkon masa kujdesi – që t’i merret pasaporta ose të paraqitet rregullisht në gjykatë.Pritet që gjatë ditës, të dyshuarit, përfshirë këtu edhe Remenskin, të paraqiten para një gjykatësi të procedurës paraprak.Jozyrtarisht mësohet se në mesin e katër personave të dyshuar në hetimin e ri mbi “Reketin” është edhe Jasna Mandiç, zëvendës kryetarja e Aleancës Ndërkombëtare, si dhe babai i Bojan Jovanovskit – Boki 13, Mile Jovanovski.Në hetimin e ri, të dyshuarit akuzohen për pastrim parash, ndihmë dhe mashtrim.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com