Connect with us

Lajme

Kapet në Kakavijë shqiptari i dënuar për përdhunim e joshje fëmijësh

Published

on

Një përdhunues shqiptar është arrestuar nga policia greke në Kakavijë. Mediet greke raportojnë se ka rënë në pranga 49-vjeçari i rrezikshëm, i cili ishte dënuar për përdhunim të fëmijëve, por që ishte ende i lirë.

Ai është kapur në tentativë për të ardhur në Shqipëri. 49-vjeçari është përpjekur të largohet nga Greqia, por nga kontrolli i të dhënave të tij oficerët e policisë greke kanë zbuluar se ai ishte i arratisur.

Raportohet se abuzuesi shqiptar ishte në pritje të aktgjykimeve të Gjykatës së Apelit, në Euboea, teksa ishte dënuar me nëntë vite e një muaj burg për përdhunim dhe joshje të fëmijëve, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë, edhe më herët Gjykata Penale e Thebës e ka dënuar 39-vjeçarin me dy vite burg për armëmbajtje pa leje. Menjëherë pas arrestimit, Prokuroria e Janinës ka urdhëruar dërgimin e shqiptarit në burgun e Stavarki për të vuajtur dënimet që rëndojnë mbi të.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com