Connect with us

Lajme

Kokainë dhe alkool para vrasjes në Kavajë

Published

on

Përpara se të ndodhte vrasja në shtëpinë e Marsida Qatjes në Kavajë, gruaja dhe miku i saj Bledar Toçi, shef i Sigurisë së Burgut të Durrësit, kishin konsumuar për disa orë alkool dhe drogë. Ishin mbledhur në shtëpinë e 31-vjeçares në orën 20:30 minuta, në pritje të Dritan Haxhollit, i cili mbeti i vrarë sapo shkeli në shtëpi.

Shefin e Sigurisë së Burgut ishte thirrur nga mikja e saj. Ajo kërkonte ndihmë se Dritan Haxholli e kërcënonte, pasi donte një lidhje me të.

Prokuroria thotë se Toçi, disa minuta pasi kishte qëndruar në shtëpi, kishte dalë për të marrë kokainë. Me gjasë e kishte gjetur tek i vëllai, të cilit iu gjet një sasi droge nga policia.

Bashkë me ta në shtëpi ishin edhe miqtë e gruas, Ermir Çela dhe Xhulio Biturku.

Prokuroria thotë se Dritan Haxhollin e kishte thirrur Marsida Qatja. Ai kishte shkuar i armatosur. Rezulton se Haxholli ishte në kërkim nga policia, pasi Gjykata e Kavajës e kishte dënuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Sapo ka shkelur në shtëpi ka nisur një debat mes tij dhe Bledar Toçit. Haxholli ka qëlluar me breshëri automatike, ndërsa efektivi i policisë së burgjeve ka qëlluar vetëm me një plumb pistolete, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Toçi thotë se ka reaguar për vetëmbrojtje.

Edhe Marsida Qatja tha se ai i kishte mbrojtur atë dhe fëmijën e saj dy vjeç.

Por prokuroria dyshon se bëhet fjalë për një vrasje me dashje. Hetuesit thonë se përplasja ishte planifikuar.

Familjarët e viktimës kanë kërkuar një hetim të thelluar në këtë drejtim.

Sipas prokurorisë, Toçi ka shkelur ligjin edhe duke marrë me vete armën e shërbimit jashtë vendit të punës.

Për Toçin dhe vëllanë e tij, prokuroria mësohet se do të kërkojë nga gjykata mbajtjen në burg.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com