Connect with us

Kosovë

KQZ trondit Vetëvendosjen: LDK drejt vendit të parë, partia e Kurtit dobësohet ndjeshëm (Grafika)

Published

on

Janë numëruar tashmë 94,07 për qind të votave në nivel vendi. Është hera e tretë në minutat që epërsia e partisë së parë ndaj të dytës po bie.

Është Lëvizja Vetëvendosje e cila nga 26,04 për qind ka rënë në 25,79 për qind gradualisht. Ndërkohë që Lidhja Demokratike e Kosovës është edhe më afër 25 për qindëshit, me 24,99 për qind.

Përgjatë dy orëve të fundit, trendi ka qenë pozitiv për Vetëvendosjen, që e pa veten nga pozita e tretë të dilte në të parën dhe madje të krijonte epërsi prej më shumë se 1 për qind, shkruan Periskopi.

Por, gara për vend të parë është forcuar sërish kur kanë mbetur më pak se 6 për qind të votave për t’u numëruar, pa njehur ato me kusht dhe nga mërgata.

PDK-ja ka mbetur në 21 për qind, ndërkaq Nisma për Kosovën ka rënë nën shifrën e 5 për qind që iu garanton pragun. /Periskopi

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com