Connect with us

Lajme

Rama nga Universiteti i Mjekësisë: Studentët sot kanë kushte më të mira

Published

on

Në çeljen e vitit të ri akademik, kryeministri shqiptar, Edi Rama ishte i pranishëm në Universitetin e Mjekësisë. Ndër të tjera, kryeministri u shpreh se universiteti është në një gjendje më të mirë se më parë.
“Studentët që nisin sot vitin kanë në dispozicion kushte më të mira. Do të bëjmë gjithçka që QSUT të mbyllë procesin e transformimit. Së shpejti do të çelet dhe spitali i ri modern i kirurgjisë”.

“Spitali i ri i kirurgjisë do të vendosë një standard të ri. E rëndësishme që ndër veprimi mes nesh të vazhdojë përmes Ministrisë së Shëndetësisë”, tha ai, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Në përmbyllje, Rama falenderoi të gjithë pedagogët që janë baza e kësaj pune të madhe. Gjithashtu deklaroi se “kemi një numër të madh studentësh ekselentë që janë përfshirë në administratë.”

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com