Connect with us

Lajme

Rama publikon tre përfundimet e “Venecias”: Konfirmojnë qëndrimin tonë para, gjatë dhe pas 30 qershorit

Published

on

Menjëherë pas reagimit nga presidenca, ku zëdhënësi i saj Tedi Blushi tha se Komisioni i Venecias tha se presidenti Meta nuk e ka shkelur Kushtetutën, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.

Rama pubblikon tre përfundime të Komisionit të Venecias, që sipas tij “konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit”.

Kryeministri Edi Rama ne facebook:

TRE PËRFUNDIME THELBËSORE të Komisionit të Venecias, që konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit

-Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë të pengonin çdo proces zgjedhor.

-Anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur.

-Presidenti veproi në mungesë të bazës ligjore kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në kushtetutë e në ligj”, janë tre përfundimet sipas kreut të ekzekutivit./top channel/

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com