Connect with us

Lajme

Venecia: Ka shkelje, por jo shkarkim (VIDEO)

Published

on

Komisioni Venecias në seancë plenare diskutoi dhe miratoi opinionin pas kërkesës së kuvendit të Shqipërisë në lidhje me shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga presidenti Ilir Meta.

Përmes një deklarate për median, komisioni Venecias thotë se ekspertët e këtij komisioni kanë mbërritur në përfundimin se “presidenti Ilir Meta veproi duke tejkaluar kopetencat që i jep Kushtetuta”.

Komisioni Venecias thekson se ka të dhëna që veprimet e presidentit mbase nuk janë të asaj natyre për të justifikuar shkarkimin përmes impeachment.

“Presidenti Shqipërisë nuk mund të anullonte datën e zgjedhjeve pa një konsensus politik. Madje edhe në rastet e emergjencave si përshembull luftë apo katastrofa natyrore , parlamenti duhet të mblidhjes për të adoptuar një legjislacion ad hoc në shtyrjen e zgjedhjeve”.

Komisioni Venecias thekson: Ekspertët nënvizojnë thirrjet e Presidentit për dialog dhe se shtyrja e zgjedhjeve mund të kishte kontribuar në një kompromis midis palëve. Ata theksojnë mungesën e një sfide të drejtpërdrejtë të Dekreteve të Presidentit përpara gjykatës.

Megjithatë Komisioni Venecias thotë se i takon kuvendit të Shqipërisë të vendosë e më pas Gjykatës Kushtetuese. Zëdhënësi Komisionit të Venecias Panos Kakaviatos i tha Top-Channel se opioni final do të publikohet në faqen zyrtare të komisionit të Hënën e ardhshme.
Kryeministri Rama reagoi në facebook dhe i cilësoi TRE PËRFUNDIME THELBËSORE të Komisionit të Venecias, që konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë të pengonin çdo proces zgjedhor.

-Anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur.

-Presidenti veproi në mungesë të bazës ligjore kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në kushtetutë e në ligj”, janë tre përfundimet sipas kreut të ekzekutivit”, shkruan Rama./top channel/

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com