Connect with us

Bota

Volkswagen bën “për hajër” fabrikën në Turqi: si u rrëmbye nga Erdogan

Published

on

Prodhuesi gjerman i automobilave Volkswagen, ka hapur zyrtarisht një degë në Turqi me vlerë prej 165 milion dollarë në dispozicion, duke e bërë krahinën perëndimore Manisa si qendrën e ardhshme të prodhimit.

Sipas një njoftimi të sotëm në Gazetën e Regjistrit të Tregtisë, Volkswagen mori vendim përfundimtar për krijimin e një punëtorie në Turqi, duke e quajtur zyrtarisht Volkswagen Turkey Automobile Industry and Trade Inc.

Kompania planifikon të kryejë një gamë të gjerë të proceseve të prodhimit në fabrikën e re, e veçanërisht projektimin, prodhimin dhe montimin e automjeteve, kamionëve dhe mjeteve të tjera, si dhe pjesëve përbërëse të tyre. Shitja, importi dhe eksporti i këtyre produkteve do të kryhen gjithashtu nga uzina me bazë në Turqi.

Planet e Volkswagen në Turqi filluan të dalin në pah pasi Drejtori Gjeneral Herbert Diess bëri një vizitë në qershor dhe u takua me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Në fillim të këtij viti, gjiganti i automobilave njoftoi se do të ndërtojë një fabrikë të re në Evropën Lindore për të prodhuar versionet konvencionale të motorit (benzinë /naftë) të disa prej modeleve kryesore, pasi do të prodhonte automjete elektrike në fabrikat e saj gjermane për shkak të kufizimeve të emetimeve të gazrave në Evropë. Grupi gjerman gjithashtu ra dakord me Fordin e Amerikës për të prodhuar automjete të lehta tregtare në impiantet e Ford Otosan të Turqisë.

Fillimisht, ishin pesë vendet kandidate për fabrikën e re VW. Numri përfundimisht ra në dy, duke lënë në tryezë vetëm Turqinë dhe Bullgarinë.

Fabrika e re e makinerive gjermane pritet të fillojë prodhimin në 2022.

Turqia ka një histori automobilistike pothuajse 50 vjeçare. Si një nga vendet kryesore në botë në sektorin e automobilave, Turqia ka marrë investime nga shumë marka, duke përfshirë Fiat, Renault, Mercedes-Benz, MAN, Otokar, Isuzu, Honda, Hyundai, Toyota dhe Temsa. Përveç infrastrukturës së qëndrueshme në industrinë e furnizuesve të automobilave, Turqia gjithashtu ka një fuqi punëtore të kualifikuar me përvojë në këtë sektor.

Turqia është përpjekur t’ia mbush mendjen Volkswagen-it që nga 2005-ta. E finalizon kështu synimin e saj në 2018-ën . /tesheshi.com/

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com