Connect with us

Lajme

Vrasja në Kavajë, shefi i sigurisë së burgut qëlloi 17 herë me armën e shërbimit

Published

on

Prokuroria e Kavajës po e heton për deklarime të rreme 30 vjeçaren Marsida Qatja, për shkak të akuzave që ajo ka bërë për përndjekje ndaj Dritan Hoxhalli, 41-vjeçari që mbeti i vrarë në banesën e saj.

Burime të Prokurorisë së Kavajës thanë se gruaja për shkak të përleshjes me armë ka pretenduar se 41-vjeçari i divorcuar e përndiqte prej 6 muajsh duke i kërkuar lidhje intime, por nga ana tjetër ka rezultuar se deri 2 javë më parë Dritan Hoxhalli ka qenë në burg.

Sipas verifikimeve të grupit hetimor ka rezultuar se personi që mbeti i vrarë në lagjen 2 të Kavajës ka qenë me masë “arrest me burg”, çka hedh dyshime në lidhje me deklarimet e Marsida Qatjas. Nga ana tjetër grupi i hetimit nuk ka kualifikuar akuzën për shefin e sigurisë së burgut të Durrësit, Bledar Toçi.

Pavarësisht pretendimeve të tij se ka qëlluar për vetëmbrojtje burimet nga grupi i hetimit thanë se ekspertiza në vendin e ngjarjes ka evidentuar 17 gëzhoja të qitura nga arma e tij e hetimit. Hetuesit bënë të ditur se përsëritja e marrjes së deklarimeve është bërë  jo vetëm për shkak të thënieve kontradiktore, por dhe për faktin se Marsida Qatja dhe personat që ndodheshin në banesën e saj kishin konsumuar lëndë narkotike dhe dëshmitë e tyre në këto kushte nuk kishin vlerë.

Dritan Hoxhalli u ekzekutua në banesën e 30 vjeçares, pasi shkoi aty me kallashnikov dhe tentoi të sulmojë personat e pranishëm mes të cilëve ishte edhe Toçi, shef sigurie në burgun e Durrësit. Ky i fundit u kundërpërgjigj me armën e shërbimit dhe la të vrarë në vend 41-vjeçarin që pretendonte një lidhje intime me nënën e 3 fëmijëve./oranews.tv/

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com