Connect with us

Kosovë

Vuçiq në konferëncë të jashtëzakonshme, flet për fitoren e Albin Kurtit

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Lista Serbe arriti fitoren më bindëse në historinë e saj me 98.07 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe fitoi të gjitha 10 vendet në parlamentin e Kosovës.

Sipas mediave të huaja, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Vuçiq tha se ishte një mesazh nga serbët nga Kosova se ata ishin të fortë dhe do të jenë në gjendje të mbronin interesat e tyre në Kosovë.

Në të gjitha vendet, siç ka shtuar Vuçiq, Lista Serbe mori më shumë se 90 për qind të votave në zgjedhjet e sotme në Kosovë.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që Vetëvendosje e Albin Kurtit, të dalë fituese e zgjedhjeve në Kosovë, e cila gjë, siç ka thënë ai, nuk do të ishte gëzim për të, por që nëse kjo ndodhë, Beogradi do të negociojë me të si një përfaqësues legjitim i shqiptarëve dhe se këto do të jenë bisedime të vështira.

Presidenti serb gjithashtu vlerësoi sonte se populli serb në Kosovë, me fitoren e Listës Serbe, “tregoi pjekuri dhe dashuri të madhe për Serbinë, mbrojti veten kundër zhdukjes dhe mori përfaqësim të fortë politik, me të gjitha dhjetë vendet në parlamentin e Kosovës”.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com