Connect with us

Sport

Fitorja e radhës për Bashkimin

Published

on

Prizrenasit e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 17:23. Portokallinjtë ishin edhe më bindës në çerekun e dytë, duke e fituar 19:29. Perioda e tretë ishte e barabartë dhe përfundon 18:19, kurse në periodën e fundit, Lipjani u ‘zgjua’ dhe e fitoi 24:15, megjithatë, ishte e pamjaftueshme dhe Bashkimi triumfoi në fund, 78:86.

Te Lipjani u dalluan treshja e huaj: Demarcus Stucky me 28 pikë e nëntë kërcime, Marquise Simuels me 25 pikë e 11 kërcime dhe Devaughn Jenkins me 16 pikë e 14 kërcime.

Te Bashkimi më të merituarit për këtë fitore ishin: Terik Bridgeman me 20 pikë e 10 kërcime, Corey Ross me 20 pikë, pesë kërcime e tetë asistime, Stevie Clark me 19 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.

Lipjani ka nëntë humbje në nëntë ndeshje të zhvilluara, kurse Bashkimi ka shtatë fitore dhe dy humbje, duke u renditur në vendin e dytë.  /Lajmi.net/ 

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com